Zyrtare/ Braziliani bind trajnerin e Vllaznisë, një fantazist vihet nën urdhërat e Brdariç

Pas goditjes së bujshme në merkato me afrimin e Liridon Latifit, Vllaznia vijon të sjellë prurje në ndihmë të repartit më të avancuar. Braziliani Wellinton Gustavo “Gigante“ ka bindur trajnerin e kuqebluve, teksa prej një periduhe kohe ka qenë pjesë e seancave stërvitore të klubit. Një fantazist vihet tashmë nën urdhërat e Tomas Brdariç, me 25-vjeçarin që ka firmosur një kontratë deri në vitin 2024

“Firmos Braziliani Wellington Gustavo “Gigante”. KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur akordin dhe ka firmosur me fantazistin brazilian Wellinton Gustavo “Gigante”. Ai prej disa ditësh ka qenë në stërvitje me ekipin dhe stafi teknik ka dhënë ok-in për të. Për rrjedhojë drejtuesit e klubit kanë gjetur marrëveshjen dhe futbollisti 25 vjeçar do të jetë pjesë e jona për tre vitet e ardhshme“, njofton klubi i Vllaznisë përmes faqes zyrtare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online