“Goli do jetë puna e Uzunit“, trajneri i Ferencvaroshit: Prishtina? Ndalesa e parë e një serie të gjatë, duam grupet

Ferencvaroshi pret ditën e nesërme Prishtinën në Budapest, ku do të luhet takimi i parë mes këtyre dy skuadrave në kuadër të turit të parë kualifikues në Champions League. Trajneri i kampionëve të Hungarisë ka dalë përpara gazetarëve në konferencë për shtyp së bashku me Myrto Uzunin, të cilit i ka deleguar punën për të tundur rrjetën e bardhekaltërve. Peter Stoger respekton skuadrën shqiptare, të cilën Ferencvaroshi e ka studiuar përgjatë turit paraeliminator, por ambiciet e tij shkojnë deri në grupet e këtij kompeticioni, prandaj i sheh thjesht si ndalesa e parë në rrugëtimin e tyre të gjatë.

“Ne duam të shënojmë sa më shumë gola të jetë e mundur. Mund të thuhet që ne jemi basti i ndeshjes, por e respektojmë kundërshtarin që kemi parë në të dy kualifikimet. Kështu që e dimë që po takojmë një grup të mirë, të fortë fizikisht. Goli do të jetë puna e tij”, Stöger tregoi me buzëqeshje nga Myrto Uzuni, i cili ishte ulur pranë tij. “Unë do të dërgoj ekipin më të mirë në fushë, por durimi është thelbësor që ne të jemi të suksesshëm. Ne gjithashtu kemi parë në Kampionatin Evropian që ky mentalitet mund të çojë në sukses“, ka deklaruar Peter Stoger./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online