Xhejms Adeniji po bën një sezon të mirë në Azerbajxhan. Pasi kishte shkëlqyer me Laçin dhe fitoi gjithçka me Skënderbeun, nigeriani u transferua te Gabala. Deri më tani është aktivizuar në 12 ndeshje dhe gjashtë herë ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës.
Duke parë ecurinë në sezonet e mëparshme, ky është sezoni që Xhejms ka nisur më së miri. Sezonin e shkuar te Skënderbeu ai realizoi në total 10 gola, kurse në sezonin 2015-2016 realizontë nëntë herë në 17 ndeshje.
Sulmuesi është në rrugë të mbarë dhe mund ta kalojë këtë shifër. Xhejms realizoi edhe të shënonte golin e parë në fitoren 1-2 që Gabala mori në transfertë kundër Keshla. Kjo ka bërë që të përfshihet edhe në formacionin më të mirë të javës së 12-të.
Futbollisti 25-vjeçar po luan si sulmues anësor, por shpesh edhe si fantazist. Por pavarësisht kësaj po shënon dhe deri më tani është i dyti në renditjen e golashënuesve. Dabo i Neftçit ka shënuar shtatë gola, një më shumë se Xhejms.