Nisin ndeshjet që tundin stolat e trajnerëve! Dajës i duhet fitore në derbi me çdo kusht, rreziku edhe te Laçi ndaj Tiranës

Java e ardhshme do të jetë e katërta në kampionatin shqiptar, por tanimë po mbërrijmë në fazën kur nisin që të lëkunden edhe stolat e trajnerëve. Në një kampionat me shtatë ekipe që pretendojnë për titullin kampion nuk do të falen aspak gabimet e bëra në javët e para dhe humbja e rrugës drejt titullit.

Presioni më i madh është aktualisht mbi trajnerin e Laçit dhe pa anashkaluar Dajën. Kryesorit të kurbinasve që mori vendin e Duros, mund t’i rrezikohet seriozisht stoli nëse humbet ndaj Tiranës në javën e ardhshme. Me një identitet të humbur tërësisht nga sezoni i kaluar dhe Europa, Laçi pa që të rrezikohej dhe goditej më shumë në portë nga Kukësi sesa Anderlehti.

Kjo tregon pikën ku gjenden kurbinasit me trajnerin e ri, ndërsa dy humbje dhe dy barazime në katër ndeshjet e para, ku nuk është bindur as me lojë, do të ishin vërtet shumë për Laçin. Nga ana tjetër ndoshta Daja nuk është kaq shumë i rrezikuar, por presioni mbi të nuk është i pakët. Partizani prodhon, por në fund janë rezultatet ato që vlejnë.

Në tre takimet e para të kuqtë nuk e kanë marrë ende fitoren e parë, megjithëse në merkato kanë qenë ndër më aktivët, duke marrë emrat më cilësorë në treg. Për këtë arsye presioni është i madh në një kohë që Partizani nuk e ka marrë ende fitoren e parë. Nëse kjo nuk do të vinte edhe në derbi me Dinamon, me siguri që pala drejtuese do të ulej në tavolinë me Dajën për të kuptuar se ku do të shkohet. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online