Nisin “ethet” e Championsit, Kukësi lë sot Shqipërinë

Kukësi nis sot udhëtimin drejt Azerbajxhanit. Skuadra verilindore ka marrë vizat dhe grupi prej 20 lojtarësh bashkë me stafin teknik do të lënë aeroportin “Nënë Tereza” në orën 20:55. Në këtë orë është caktuar dhe nisja e skuadrës verilindore.

Presidenti Safet Gjici motivoi si duhet ekipin e tij para nisjes, pasi lojtarët mbushën xhepat. Barazimi me Karabakun u shpërblye, ndërsa në rast fitoreje, skuadra verilindore do të përfitojë dhe më shumë, pasi numri një i klubit ka akorduar një premio tjetër.

Kukësi barazoi 0-0 në ndeshjen e parë në stadiumin “Loro Boriçi”, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e një mrekullie në Azerbajxhan, pasi as skuadra azere nuk u shfaq aq e frikshme në takimin e parë. Megjithatë, diferencat në skuadra janë të frikshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *