Nisi me një minutë heshtje, Nijas Lena i rikthen shijen e humbjes Gjokës (VIDEO)

Shkëndija është përballur ditën e sotme me Struga Lum&Trim, ndaj të cilëve ka humbur me shifrat 2-1 në transfertë. Takimi ka nisur fillimisht me mbajtjen e një minutë heshtje në shenjë respekti për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Tetovarët kanë regjistruar në këtë ndeshje humbjen e parë pas 6 javëve të pamposhtur, duke humbur kështu atë vazhdimësi shumë pozitive që ishin duke ndjekur.

Goli i fitores për Struga Trim&Lum erdhi në minutën e 64-t nga 33-vjeçari Nijas Lena. Sulmuesi shqiptar ka luajtur më parë me shumë klube në Shqipëri, si Flamurtari, Teuta apo Kukësi./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online