Ekskluzive/ Mezani reagon mes trishtimit: Ende nuk mund ta besoj tragjedinë, shumë familje u shuan

Një tragjedi e madhe dhe katastrofë ka pllakosur në Shqipëri, pas rënies së atij tërmeti shkatërrues 6.4 ballë që ka shkaktuar deri tani 30 viktima dhe më shumë se 600 të plagosur. Shqiptarë dhe të huaj, personalitete të njohura të politikë, sport dhe të gjithë fushave të tjera kanë reaguar në lidhje me këtë moment të vështirë që ndodhet vendi ynë.

Një prej tyre është edhe Gentian Mezani. Megjithëse është duke punuar në Kosovë me Gjilanin, nuk mund të qendrojë larg atyre ngjarjeve të ndodhura në Shqipëri. Nëpërmjet një rrëfimi për “Sport Ekspres”, shpreh edhe gjithë trishtimin e tij, por me lutjen për shpëtimin e banorëve të tjerë që gjenden në rrënoja.

“Unë e kam ndjekur në çdo moment zhvillimin e ngjarjeve në Shqipëri. Mund t’ju them me plot bindjen që akoma nuk mundem ta besoj tragjedinë që ka ndodhur në Durrës dhe në Thumanë ku shumë familje janë shuar plotësisht. Lutem dhe me shpresën e madhe që të ketë sa më pak njerëz nën rrënoja, por dhe ata që mund të jenë të mund të nxirren gjallë prej aty. Kjo që ndodhi është nje dhimbje e madhe për gjithë kombin shqiptar , u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve te cilat kanë humbur njerëzit e tyre të dashur si dhe sherim sa më të shpejt të lenduarve nga kjo tragjedi. Zoti qoftë me ne”, shprehet Mezani. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online