Java e 12 e “Abissnet Superiore“-s do të luhet e ndarë në tre ditë. Ndeshjet ishin planifikuar të luheshin këtë fundjavë, por angazhimi i lojtërëve me Kombëtaren për miqësoren me Katarin ka bërë që takimet të shtyheshin. Tashmë marrë vendimi dhe janë përcaktuar datat dhe oraret kur do të luhen 5 sfidat e javës së 12.
Më 12 nëntor do të luhen dy ndeshjet e para të kësaj xhiroje. Gjithçka nis me klasiken e famshme të futbollit shqiptar, atë mes Vllaznisë dhe Tiranës. Pavarësisht se kuqeblutë janë pritësit e kësaj sfide, ndeshja do të luhet në kryeqytet për shkak të punimeve që po kryhen në fushën e “Loro Boriçit“. Paralelisht me këtë duel do të luhet një tjetër ndeshje interesante. Shëptim Duro të luajë përballë ish-skuadrës së tij, Laçit, ku padyshim do të kërkojë me çdo kusht fitoren.
Në orën 13:00 të datës 13 nëntor do të luhen në të njëjtën kohë dy sfida, Partizani-Bylis dhe Kastrioti Kukësi. Ndërkohë në mesditën e 14 nëntorit do të luhet edhe ndeshja e fundit e javës së 12. Do të jetë derbi mes Teutës dhe Erzenit ai që do të mbyllë këtë javë të “Abissnet Superiore”-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Java e 12 e “Abissnet Superiore”-s:
12 nëntor
13:00 Vllaznia – Tirana
13:00 Egnatia – Laçi
13 nëntor
13:00 Partizani – Bylis
13:00 Kastrioti – Kukësi
14 nëntor
13:00 Teuta – Erzeni