Kategoria e Parë/ Lushnja merr një pikë që vlen 3 pozicione në renditje, Korabi ndalet nga Oriku

Janë luajtur sot tre takime të javës së 9 të Kategorisë së Parë. Tomori ka marrë një fitore të rëndësishme kundër Besëlidhjes, duke shkuar në kuotën e 8 pikëve. Ndërkohë Korabi është ndalur nga Orikumi. Skuadrat nuk kanë shkuar më larg se një barazim 1-1. Rezultati shkon në disfavor të dibranëve, të cilët humbasin mundësinë të shkojnë në vendin e dytë, vetën një pikë larg Flamurtarit.

Korabi shkon në vendin e katërt në renditje, por me një diferencë që mund të rritet me dy vendet e para, duke pasur parasysh faktin se Dinamo dhe Flamurtari kanë një ndeshje më tepër për të zhvilluar.

Sa i përket Lusnjes, skuadra nga Myzeqeja ka marrë një barazim 2-2 kundr Luzit. Goli i barazimit u shënua në minutat e fundit të ndeshjes, duke bërë që ekipi i Tetovës të ngjitet me tre pozicione në tabelën e renditjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Kategoria e Parë, java e 9

Lushnja – Luzi 2-2

Oriku – Korabi 1-1

Tomori – Besëlidhja 2-1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online