“Nuk ka nevoj për gjë tjetër, është shumë i fortë”, Aubameynag tregon këshillën që i dha Brojës: Kur të jesh para portës…

Chelsea ka shpërndarë në faqen zyrtare në “Twitter” një video ku Aubameyang flet në prag të sfidës kundër Arsenalit. Një derbi i veçantë për gabonezin, që do të ndeshet me ish-skuadrën e tij. Por biseda nuk është përqendruar vetëm te kjo sfidë, teksa Aubameyang-u është pyetur edhe për Armando Brojën.

Sulmuesi i Chelsea-t ka dhënë vlerësime të mëdha për lojtarin shqiptar, duke u shprehur se nuk i duhet të përmirësojë shumë. Sipas tij, problemi i vetëm për Brojën momentalisht është finalizimi përpara portës. Aubameyang zbulon gjithashtu edhe këshillën që i ka dhënë 21-vjeçarit në mënyrë që të rrisë produktivitetin e tij në zonë.

“Kemi folur disa herë deri më tani. Përpiqem ti jap disa këshilla. Gjithmonë i them që ‘kur jemi duke punuar përpara portës, kujto se ky është i vetmi shans që do të kesh gjatë ndeshjes dhe të kesh këtë lloj mendësie’. Mendoj se kjo mund ta ndihmojë, sepse përndryshe mendoj që nuk ka nevojë për shumë, pasi është kaq i mirë. Mendoj që në lojën e tij ai ka shpejtësi, është i fortë, është vërtetë i fortë. Është e gjitha te finalizimi dhe të qenurit gjithmonë pozitiv“, ka thënë Pierre-Emerick Aubameyng-u./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online