Mesjava rikthen në fushë klubet shqiptare në arenën europiane. Emocionet nisin që mbrëmjen e nesërme, kur Shkupi do të përballet me Dinamon e Zagrebit në ndeshjen e kthimit në kualifikueset e Ligës së Kampionëve. Ballafaqimi i parë mes tyre përfundoi në baraspeshë 2-2, duke rritur shpresat për një surprizë të bardhekaltërve nëë Shkup. Po në të njëjtën ditë, Ballkani ndeshjet me La Fioritën në Ligën e Konferencës, të cilën e mundi me shifrat 0-4 në duelin e parë.
Ndërkohë më 28 korrik luhen 5 takime të tjera mjaft interesante. Vllaznia udhëton në transfertën rumune kundër Universitatea Craiova-s, ndërsa Drita dhe Shkëndija presin në shtëpi kundërshtarët. Gjithashtu, një sfidë tejet e lu.ftuar pritet të jetë ajo e Laçit, që pas barazimit 0-0 në Moldavi do të kërkojë kualifikimin në “Elbasan Arena” për në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Mbrëmja më pas mbyllet me Tiranën, që luan në Mostar të Bosnje-Hercegovinës kundër Zrinjskit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Ndeshjet e kthimit në turin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve
26 korrik
21:00 Shkupi – Dinamo Zagreb
Ndeshjet e kthimit të turit të dytë në Ligën e Konferencës
26 korrik
20:00 Ballkani – La Fiorita
28 korrik
19:30 Universitatea Craiova – Vllaznia
20:00 Drita – Antëerp
20:00 Shkëndija – Valmiera
20:00 Laçi – Petrocub
21:00 Zrinjski – Tirana