Laçi jep leksione sesi bëhet merkato në Shqipëri, merr lojtarin që ka qenë pjesë e Kombëtares së Polonisë

Vitet e fundit Laçi është kthyer në lokomotivën e futbollit shqiptar në Europë. Megjithatë tani kurbinasit po japin leksioni edhe për mënyrën se si bëhet merkatoja në Shqipëri. Pas lojtarit të Kombëtares së Nigerisë që ka luajtur në Botëror kundër yjeve si Messi apo Di Maria, emri i radhës i madh për bardhezinjtë është Ariel Borysiuk.

Ky i fundit është 30 vjeç dhe sjell me vete një CV mjaft të pasur. Karrierën e ka nisur me Legian e Varshavës, ndërsa ka luajtur edhe me ekipe si Lechia Gdansk, Wisla Plock, Jagiellonia, Sheriff Tiraspoli, Kaiserslautern apo Queens Park Rangers. Gjithashtu, Borysiuku numëron edhe 12 paraqitje me Kombëtaren e Polonisë. Gazetari Lukasz Glikiewicz raporton se mbeten vetëm testet mjekësore për t’u kaluar për të ardhur firma në kontratën 2-vjeçare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online