Legjenda e Uellsit dhe trajneri i Kombëtares së saj, Giggs, kishte një marrëdhënie plot ulje-ngritje me Kate Greville, një punonjëse e agjencisë që e takoi kur hapi një hotel në Mançester me Gary Neville. Ata ishin të dy të martuar në atë kohë, por kishin një lidhje, e cila më pas u shndërrua në një marrëdhënie zyrtare.
Me kalimin e viteve, Ryan Giggs është treguar posesiv dhe shpeshherë edhe agresiv ndaj një femre. Kur në fshehtësi ka dashur të largohet nga shtëpia e uellsianit dhe po i paketonte gjërat me motrën e saj, futbollisti i famshëm u shfaq në gjendje të dehur. Më pas nisi edhe dhun.a fizike karshi saj. Rasti është raportuar në prokurori dhe sapo ka nisur një gjyq për të përcaktuar nëse Ryan Giggs është vërtet fajtor, ndër të tjera, për rrahj.en e një gruaje. /Sport Ekspres/