Mbrojtësi spanjoll Albert Serran nuk do të qëndrojë te Kukësi. 33-cvjeçari i bashkuar me kampionët para disa javësh, duke marrë vendin e Albi Allës, luajti titullar ndaj Sherifit, por gaboi në Moldavi, me 11-metërshin e shkaktuar në fund.
Edhe dje në Elbasan Serran ishte i pafat, sepse mbulonte lojtarin që shënoi, ndërsa në sekondat e fundit të ndeshjes goditi shtyllën, duke qenë pak milimetra larg kualifikimit.
Tani Kukësi njofton prishjen e kontratës me spanjollin, por ende nuk ka njoftim për modalitetin e prishjes së kontratës, edhe pse zyrtarisht thuhet se mbrojtësi ka kërkuar largimin, i rënduar nga kritikat e ashpra të Gjicit
Serran është i pari, sepse në vazhdim priten largime të tjera nga Kukësi.