Nis aventura ruse, Gavazaj i gatshëm për Jenisej

Ka nisur kampionati në Rusi dhe një ditë më parë ishin në fushë Odise Roshi dhe Bernard Berisha, të cilët nuk mundën ta ndihmonin dot Akhmat Grozni të shmangte humbjen ndaj Rostov në transfertë. Gjithsesi ishte një ndeshje e vështirë dhe për 65 minuta luajtën me një lojtar më pak. Balaj qëndroi në stol për 90 minuta.

Por numri i shqiptarëve që luajnë në elitën e futbollit rus është shtuar këtë verë. Edhe Enis Gavazaj është transferuar te Jenisej, ndërkohë që prej orës 13:00 përballen me Zenitin.

Anësori nga Prizreni nuk është përzgjedhur në formacion dhe do ta nisë nga stoli, me shpresën që më pas do të ketë minuta dhe të regjistrojë kështu debutimin në Rusi. Gavazaj ka kaluar te Jenisej nga Skënderbeu në huazim me të drejtë blerje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online