Sulmuesi Stefan Nikoliç ishte një nga perlat e radhës së ekipit të Partizanit. Malazez u afrua në merkaton e verës për të qenë lideri i sulmit, iu dha numri “9” dhe u largua pas Europës. Një çmenduri me pak fjalë. Një rast prej atyre që “demat” i kanë në gjak, kujtojmë largimin e njëjtët të Dalibor Volashit.
“Sport Ekspres” u lidh me sulmuesin malazez dhe pati një komunikim të shkurtër me të. Shtatlarti nuk pranoi të komente shumë, por ishte i qartë me fjalën e tij. “Nuk do më pëlqente të komentoja largimin tim nga skuadra e Partizanit, por meqë po këmbëngulni kaq shumë po ju them vetëm që duhet të pyesni Skënder Gegën për këtë”, – u shpreh Nikoliç.
Shtatlarti nuk kaloi një eksperiencë të mirë te skuadra e “demave”, madje mund të thuhet se Shqipëria është kthyer në “ferr” për të. Ai largohet dy herë radhazi pa shkelur mirë në klub, pasi nga Flamurtari u largua shumë shpejt, po ashtu dhe nga Partizani. E ardhmja? Mister…