Liverpuli sapo ka shpenzuar 75 milionë sterlina për të blerë qendërmbrojtësin Van Dijk nga Sauthemptoni dhe është logjike të mendosh që tashmë duhet të shesë ndokënd.
Për të kompensuar paratë e shpenzuara, me shumë gjasa Liverpuli do të shesë pikërisht Kutinjon dhe duket vetëm çështje kohe.
Dje erdhi e pabesueshmja: Kompania e njohur e produkteve sportive Nike ka konfirmuar se Kutinjo do të shkojë te Barcelona për një periudhë të shkurtër kohore, me lajmin që ka bërë xhiron e botës.
Një reklamë në faqen zyrtare të Nike shkruan: “Filipe Kutinjo është gati të ndriçojë Camp Nou-n. Bli uniformën e Barcelonës për sezonin 2017/18 me emrin e magjistarit në të. Koha është e kufizuar, deri në 6 janar”.
Me siguri ashtu do të ndodhë, por lajmin nuk mund ta japë Nike, apo jo? Liverpuli fillimisht do ta padisë dhe përveç milionave nga Barcelona, do të përfitojë të tjera nga Nike, për prishje imazhi dhe nxjerrje lajmi jo real.