Naingolan feston me alkool e cigare, gjithçka direkt online

Raxha Naingolan është një personazh i veçantë, një futbollist që si në fushë, ashtu edhe jashtë, nuk është se e vret shumë mendjen për diplomaci e elegancë.

Mesfushori belg ka deklaruar gjithnjë se i pëlqen të pije cigare dhe këtë ia pranojnë në kombëtare dhe të klubi i tij aktual, Roma.

Mbrëmë rreth mesnate Naingolan kreu disa lidhje live në Instagram, duke përshëndetur tifozët dhe ndërkohë e pranonte edhe vetë që ishte tapë. Me cigare në dorë, duke luajtur me fishekzjarrë e duke e lëshuar gojën, aq sa u dëgjua edhe ndonjë frazë e rëndë me sfond fetar, nga ato që i skandalizojne italianët, edhe pse i përdorin vetë çdo ditë dhe Naingolan ka krijuar polemikën e parë të vitit.

Mediat në Itali kanë pasqyruar lajmin, videot kanë bere xhiron e uebit dhe Naingolan reagoi fillimisht me një postim në Twitter: “Edhe në Vit të Ri e keni mendjen te kapni ndonjë lajm të bujshëm… Krijoni jetën tuaj!”.

Me pas mesfushori kërkoi falje me një postim tjetër: “Nuk dëshiroja të jepja një shembull negativ. Kërkoj falje për sjelljen dhe fjalët e mia”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online