Në Argjentinë e teprojnë me fishekzjarrët, sulmuesi i kombëtares e pëson keq

Në Shqipëri e kemi zakon që në ndërrimin e viteve bëjmë “luftë” Me fishekzjarrë e lëndë plasëse nga më të ndryshmet, por nuk jemi vetëm. Nëse në shumë vende fishekzjarrët i ndalojnë me ligj, për të evituar raste tragjike apo të vajturin në spital, në Argjentinë janë më keq se ne.

Mbrëmjen e djeshme e ka pësuar keq edhe një sulmues i njohur në Argjentinë, Lukas Viatri.

Bëhet fjalë për një sulmues që ka luajtur me Boka Zhuniors e klube të tjerë, por që në vitin 2008 u arrestua për një grabitje dhe iu ndalua largimi nga Argjentina për disa vite, çka ia ndali karrierën.

Gjithsesi Viatri ka luajtur për kombëtaren argjentinase dhe tashmë luan në Uruguai të Penjaroli. Me sezonin që nis pas pak ditësh, Viatri e ka katranosur në atdhe, sepse e ka tepruar me festimet dhe ka mbetur viktimë e fishekzjarrëve, që i kanë djegur fytyrën dhe e kanë detyruar të qëndrojë në spital, ndërkohë që kthimi i tij në fushë nuk dihet, por flitet për dy muaj mungesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online