Niang-Baloteli, stafeta kuqezi në… Francë!

Mario Baloteli dhe Mbaje Niang kanë luajtur bashkë te Milani në kohën kur edhe El Sharaui përbënte treshen me “kreshtën” e famshme, por më pas rrugët e të treve u ndanë…

Baloteli te Nica, El Sharaui te Roma, Niang te Torino… Sakaq, sipas lajmit të fundit, Mbaje Niang, futbollisti i Senegalit, që ishte protagonist edhe në Botëror, edhe pse rruga e tij u ndal nga… fair play, me eliminim në grup, mund të transferohet pikërisht te Nica e Patrik Vierasë.

Do të rigjejë Balotelin, por ndoshta thjesht për pak kohë, pasi SuperMario mund të largohet sërish, në pritje të ndonjë ofertë më të rëndësishme.

Nica ka ofruar 15 mln euro dhe Torino ende nuk ka dhënë  “ok”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *