CSKA Sofia duhet të falenderojë edhe Kukësin! Dramë e madhe për Slavian, trajneri serb kthehet nga “hero në zero”

Trajneri me origjinë serbe i Slavias së Sofias, Zlatomir Zagorcic, e mbylli sezonin e shkuar me notën maksimale. Duke përfunduar në vendin e tretë në elitën e futbollit të Bullgarisë, ndërsa arriti të thyejë edhe ekipin që u shpall kampion në ndeshjen direkte, Ludogorest.

Me një grup lojtarësh që nuk kishin cilësi të madhe dhe pa pretendime, Zagorcic mori më tepër sesa maksimumin e tyre. Por kush do ta mendonte se pas 5 ndeshjeve të para në këtë sezon të ri, ky teknik do të ishte pranë shkarkimit?

Pas 3 humbjeve dhe 1 barazimi në 4 ndeshjet e para në kampionat, për t’i bashkuar edhe eliminimin nga Kukësi në turin e parë të Europa League, gjendja është rënduar së tepërmi tek Slavia. Madje që pas humbjes ndaj ekipit të Superiores trajneri Zagorcic ka braktisur intervistën për mediat duke mos dhënë asnjë shpjegim të vetëm.

Në mediat bullgare do të raportohej edhe një largim i paraqitur në tryezën e presidentit Stefanov, i cili kur është kontaktuar për të folur rreth kësaj çështje është shprehur: “Nuk dua të flas, jam i inatosur dhe kjo është e gjitha”.

Të gjithën këtë tension të madh dhe gjendje të rënduar të Slavias së Sofias pas Kukësit e ka shfrytëzuar më së miri Cska Sofia. Në përballjen e djeshme, Cska Sofia ka luajtur me 10 futbollistë që nga pjesa e parë pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë të Sankhare në minutën e 44. Gjatë pjesës së dytë jo vetëm që nuk kishte një shfrytëzim të kundërshtarit me epërsinë numerike, por në minutën e fundit të takimit do të shënonin edhe një autogol në ndeshjen derbi, duke ia dhuruar fitoren kundërshtarit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online