Stefano Pioli mori drejtimin e Milanit më 9 tetor 2019, duke e ngritur përsëri në podiumin e futbollit italian. Kuqezinjtë nën drejtimin e tij janë duke lu.ftuar për titullin kampion, si dhe u rikthyen përsëri në Ligën e Kampionëve. Dora e trajnerit italian është ndjerë dukshëm në Milano dhe këtë e tregon vetë loja dhe rezultatet.
Pioli tashmë ka shkruar emrin e tij me gërma të arta në historinë e klubit të Milanit. Me një mesatare 1.96 pikësh të grumbulluara për ndeshje, ai renditet i dyti në listën e trajnerëve të “djallit“. Më shumë se ai ka bërë vetëm Kapelo, i cili ka një mesatare 2.02 pikë për ndeshje. Ndërkohë, Pioli ka lënë pas emra të mëdhenj dhe që kanë shkruar historinë e Milanit, si Arrigo Sakin, Ançelonit, Alegrin dhe Rokon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Lista e trajnerëve me mesataren më të lartë të pikëve për ndeshje te Milani:
- Fabio Kapelo 2.02 pikë për ndeshje
- Stefano Pioli 1.96 pikë për ndeshje
- Arrigo Saki 1.95 pikë për ndeshje
- Nereo Roko 1.95 pikë për ndeshje
- Karlo Ançeloti 1.84 pikë për ndeshje
- Masimiliano Alegri 1.81 pikë për ndeshje