Xhorxho Kielini nuk mundi ta shijonte dot në fushën e lojës atë fitore të Juventusit kundër Dinamos së Kievit në ndeshjen e parë në Champions League për këtë sezon. Kapiteni 36-vjeçar ngriti flamurin e bardhë që në minutën e 19 të sfidës, teksa ndjente probleme në kofshën e tij të djathtë. Menjëherë kërkon zëvendësim dhe i kalon shiritin Bonuçit, për të lënë kështu fushën e lojës.
Mbrojtësi ikonë e bardhezinjve i është nënshtruar ditën e sotme testimeve për të mësuar gjendjen e tij shëndetësore. Juventusi ka marrë lajmin pozitiv se nuk kanë të bëjnë me një dëmtim muskulor dhe rekuperimi pritet të zgjasë vetëm 10 ditë. Kielini do të humbasë kështu super duelin me Barcelonën, por do të riktheht sërish në fushë për të ndalur Ferencvaroshin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/