Atje ku nuk vendos bast askush/ Nga Seria B dhe shënoi në “Champions”, Del Piero: Tare na ka mësuar me këto…

Akpa Akpro është një rast vërtet i veçantë i ardhur nga mbrëmja e djeshme. Mesfushori 28-vjeçar ka luajtur me Salernitanën në Serinë B, por Igli Tare do t’i jepte mundësinë për të kaluar te Lacio. Me një moshë që nuk është aspak e re dhe kur futbollisti arrin pjekjen maksimale, ndërsa e kaluara i përkiste ekipeve të nivelit jo të lartë.

Pra e përkëthyer në pak fjalë ishte një nga bastet e zakonshme të Tares, atje ku nuk ka asnjë konkurrent tjetër për të fituar dhe në garën mes “Iglit dhe Iglit”, fiton gjithmonë drejtori sportiv i Lacios.

Kjo pasi Akpro e ka nisur në mënyrë fantastike këtë aventurë të re teksa realizoi në mbrëmjen e “Champions League” kundër Dortmundit. Një moment ky që mesfushori nuk e ka parë as në ëndrrën më të bukur. Nga ana tjetër për Del Pieron është gjithçka normale, pasi Tare e ka mësuar me goditje të tilla.

“Fryma me të cilën luajti Lacio bëri diferencën. Ishte agresiv dhe goditës. Ishin më mirë sesa gjermanët pasi kishin më tepër konkretizim. Dinin të mbronin dhe nuk ishte e lehtë për Dortmundin. Lacio mbeti kompakt dhe i përdorën mirë mundësitë e tyre. Goditi në kundërsulm me një Imobile që dukej “i vdekur”, pastaj në fund bëri që loja të mbyllej.

Akpa Akpro? Është një qershi e madhe në tortë. Merita i takon Lacios që besoi te ai dhe te Salernitana që pa diçka te ky djalë. Ai është një nga lojtarët që Tare na ka mësuar me zbulimet e tij dhe tani do të shohim sesi do të vazhdojë rrugën. Ky ka qenë i vetmi ekip që ka pasur personalitetin që ta mposhti disa herë Juventusin”, tha Del Piero. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online