Para pak ditësh e bëri Lacio, tani e ka radhën Roma: prej sot verdhekuqtë janë në grumbullim të detyruar, me urdhër të klubit.
Moment i zi për dy klubet e kryeqytetit italian, sepse mungojnë rezultatet dhe loja.
Mbrëmë Roma u bë qesharake, sepse po fitonte 2-0 dhe në fundin e ndeshjes u turpërua, duke pësuar gol barazimi edhe pse luante me 2 lojtarë më shumë në Kaliari.
Kjo ka bërë që sot paradite klubi të urdhërojë mbylljen në qendrën stërvitore deri në ditën e ndeshjes kundër Viktoria Plzen në mesjavë.
Ndërkaq, trajneri Euzebio Di Françesko rrezikon pushimin nga puna, sepse nuk po arrin t’i japë identitet një skuadre që të paktën vendin e katërt duhet ta arrinte pa probleme. Edhe tifozët e kanë më trajnerin, duke e akuzuar për gabime pa fund në pjesën e dytë në Kaliari.