Ngjiti Bylisin në “Abissnet Superiore”, trajneri i mallakastriotëve lë gjithçka të hapur: Do ulem me presidentin të diskutoj të ardhmen

Bylisi është shpallur kampion i Kategorisë së Parë, çka automatikisht i jep një biletë për në 10 më të mirët e Shqipërisë sezonin e ardhshëm. Arkitekti i këtij suksesi, Jeton Beqiri, tregon për emisionin “Ora Sport” në “Ora TV” eksperiencën e tij në krye të skuadrës mallakastriote. Trajneri nga Tetova i gëzohet ngjitjes në “Abissnet Superiore”, por nga ana tjetër lë të hapura të gjitha mundësitë për të ardhmen e tij në fund të këtij sezoni.

“Ne që merremi me futboll, normalisht ndjekim edhe kmapionatin e Shqipërisë, edhe të Kosovës, edhe të Maqedonisë. Kam informacion për kampionatin shqiptar, kryesisht për Superioren, duke e qenë se transmetohet. Në bazë të miqësisë që kam pasur me presidentin Kapllanaj e kam ndjekur Bylisin sezonin e shkuar dhe kam pasur informacione sa i përket kualitetit.

Cdo kampionat që është me 10 skuadra është shumë i fortë dhe ka befasi brenda kampionatit. Jemi dëshmitar që nga 2017 dhe këtej kanë dalë të paktën tre ekipe shumë të forta. Kemi një projekt afatgjatë me presidentin. Kam ide që të përfundojë ky kampionat dhe më pas të ulemi bashkë dhe të bisedojmë. Kemi 3-4 lojtarë që kanë qenë me Bylisin dhe tani luajnë me ekipet më të mëdha të kampionatit shqiptar“, është shprehur Jeton Beqiri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *