“Ka pak Tiranë brenda? Edhe ne bardheblu jemi“, Xhemalaj për kthimin pas 20 viteve në Superiore të Erzenit: Një ëndërr për Shijakun

Erzeni ka siguruar pas dy dekadave rikthimin në “Abissnet Superiore“. Klubi i drejtuar nga Nevil Dede ka arritur objektivin e këtij sezoni, duke bërë që të ketë festë në Shijak. Orjan Xhemalaj ka folur për emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV“, ku tregon si është përjetuar në Shijak ky sukses.

“Kategoria e Parë ka vështirësitë e veta. Por përtej vështirësive ka edhe bukurinë e vetë. Arritëm objektivin për t’u ngjitur në Superiore. Ka qenë një ëndërr e të gjithëve në Shijak. Është diçka e bukur, pasi pas 20 vitesh kthehemi në Superiore. Është ndërthurur eksperienca me lojtarët e rinj. Ka pak Tiranë brenda? Edhe Erzeni bardheblu e ka fanellën“, ka thënë Orjan Xhemalaj./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online