Ngjarja me Eriksen ndryshon rregullat, në Itali bëhet e detyrueshme që lojtarët të ndërhyjnë në rastet e emergjencës

Rasti i Eriksen ka prekur të gjithë botën e futbollit. Në minutën e 43-të të takimit Danimarkë-Finlandë, mesfushori ra pa ndjenja në fushë duke trembur publikun e gjerë. Ndërhyrja e shpejtë dhe vendosmëria e Kjaer kanë shmangur më të keqen. Ky akt historik i kryer nga kapiteni i Danimarkës ka shërbyer si një mësim për federatën italiane.

Presidenti i Federatës Italianë të Futbollit, Gabriele Gravina, ka vendosur ta marrë si shembull rastin e mesfushorit për të ndryshuar rregulloren nga sezoni i ardhshëm. Lojtarët do të marrin gjithë trajnimin e nevojshëm për të ndërhyrë në rastet emergjente. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *