Hajdutët i marrin gjithçka nga shtëpia, Matri vjen me reagimin epik: Më ktheni mbrapsht fanellën time të Milanit, e dini adresën

Vjedhjet e lojtarëve të futbollit janë të shpeshta. Disa kohë më parë Mauro Icardi ra pre e hajdutëve, të cilët i vodhën shumë sende me vlerë. Këtë herë, pre e vandalëve kanë rënë prindërit e  ish lojtarit të Juventusit dhe Milanit, Alesandro Matri, i cili është shprehur mjaft i indinjuar për sendet që i janë vjedhur në shtëpi. Sipas tij, fanella e debutimit të Milanit ishte ajo që i dhemb më shumë nga kjo vjedhje.

“Te dashur hajdutë që sot keni hyrë në shtëpinë e prindërve të mi, në mesin e shumë gjërave që ju keni vjedhur është një gjë që për ju ka vlerë ekonomike por për mua shpirtërore: fanella e AC Milan me të cilën debutova në Serie A. E di që ta shkruaj këtu nuk zgjidh asgjë, por nëse e sheh këtë mesazh dhe të vjen ideja e mrekullueshme qe ta kthesh, adresën e di.”- u shpreh i indinjuar Matri. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online