Ngjarja e rëndë e ndodhur me arbitrin! FSHF zbardh vendimin për Kastriotin, mësohet se kur do të luhet edhe ndeshja me Bylisin

Ndeshja mes Kastriotit dhe Bylisit do të shtyhej pas kërcënimeve të mbërritura për kryesorin e takimit. Në një deklaratë të fundit për shtyp, FSHF njofton se kjo përballje do të zhvillohet të mërkurën e datës 19 prill në “Elbasan Arena”. Nga ana tjetër njoftohet se Kastrioti do t’i luajë të gjitha ndeshjet si pritës deri në fund të sezonit në “Elbasan Arena” pasi Policia e Shtetit nuk merr përsipër garantimin e sigurisë në stadiumin “Kamza”.

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë komunitetin e futbollit dhe opinionin publik se ndeshja  Kastrioti-Bylis, e vlefshme për javën e 28-të të Abissnet Superiore, e planifikuar për tu zhvilluar më datë 9 prill 2023, do të zhvillohet të mërkurën e datës 19 prill në stadiumin Elbasan Arena duke filluar nga ora 15:00.

FSHF është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet ligjzbatuese për zbardhjen e ngjarjes së rëndë të ndodhur me zyrtarët e ndeshjes. Hetimet janë duke vazhduar dhe në të njëjtën kohë  presim që gjith?ka të sqarohet sa më parë në mënyrë që gara të vazhdojë normalisht deri në fund. Klubi Kastrioti do t’i luajë të gjitha ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit në stadiumin “Elbasan Arena” për shkak se Policia e Shtetit nuk merr përsipër garantimin e sigurisë në stadiumin “Kamza”, thuhet në njoftimin e FSHF. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online