Pse Manchester City nuk e ka fituar Champions? Guardiola jep deklaratë interesante para Bayern Munchen: Shikoni Michael Jordan dhe Jacak Nicklaus të golfit

Për herë të parë në Champions League, Bayerni do të drejtohet nga Thomas Tuchel, njeriu që së fundmi zëvendësoi Julian Nagelsmann në stolin e kësaj skuadre. Në mbrëmjen e sotme do të nisi edhe testi i së vërtetës pasi përballë tyre do të jetë Manchester City.

Para këtij takimi, Pep Guardiola ishte në konferencën për shtyp duke bërë disa deklarata jo pak interesante në krahasime. “Shikoni lojtarin e golfit Jacak Nicklaus, sa turne të forta luajti në karrierën e tij dhe sa fitoi? Ai luajti 164 dhe fitoi 18. Ai humbi më shumë se sa fitoi. Kështu është në të gjitha sportet,” tha Guardiola si për të justifikuar dështimet e tij në “Champions League” dhe vazhdoi:

“Michael Jordan, për mua, basketbollisti më i mirë i të gjitha kohërave luajti në NBA për 15 vjet dhe fitoi gjashtë kampionate. Ai gjithashtu humbi më shumë se sa fitoi. Është e rëndësishme që ne të bëjmë më të mirën dhe asgjë më shumë”, tha Guardiola duke kërkuar që të shuajë çdo kritikë që i vjen Manchester City sa i përket mungesës së trofeut të Champions League. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online