Armando Broja ka marrë për herë të parë një notë ngelëse te Southampton që nga koha kur mbërriti në këtë skuadër. Performanca e sulmuesit shqiptar është vlerësuar me 4 në bazë të artikullit që është shkruar nga “Hampshire”.
Një rast i pastër për gol është shpërdoruar në fillim dhe driblimet e zakonshme të Brojës, nuk janë parë kundër Neëcastle. Për më tepër, Southampton humbi në shtëpi me shifrat 1-2. “Humbi një rast të pastër për të hapur rezultatin, teksa nuk gjeti dot portën pas pasimit të Che Adams.
Nuk ishte ndeshja e tij më e mirë dhe nuk ishte mjaftueshëm i shpejtë për të reaguar pas pasimeve nga shokët e ekipit. Nuk u shfrytëzuan disa sulme që ishin premtuese dhe në fund u largua nga fusha, në fakt nuk ishte ndonjë çudi”, shkruhet në artikull. /Sport Ekspres/