“Ngela ngrihu-ulu, francezët po kërkojnë akoma çelësin në stadium”! Sorra për portierin e Argjentinës: Nuk ka mundësi, ky duhet të luajë ping-pong

Një ndeshje që dukej se nuk do të kishte kurrë fund ishte ajo mes Argjentinës dhe Francës. Për të mos thënë më e bukura e Botërorit, ishte padyshim një nga më të bukurat dhe ato që nuk do të harrohen kurrë, por do të kujtohen mes brezash. Në një prononcim për “Sport Ekspres”, Arben Sorra, ka treguar përjetimet e kësaj finale si një tifoz i Argjentinës. Mes batutës tregon sesi nuk e mbante vendi në shtëpi teksa shihte golat që shkonin nga të dyja portat.

“Ndeshjen e pashë në të shtëpi me familjen. Ngela: “Ngrihu-ulu”. Bënte gol Argjentina dhe ngrihesha për të gëzuar, pësonte gol Argjentina dhe ulesha. Kur shkoi 3-3 kisha merak se mos pësonim golin e katërt. Por Lautaro humbi dy raste të pastra. Nuk më humbi kurrë besimi se fitonte Argjentina. Por besimin më të madh e kisha te penalltia. Të njëjtët lojtarë që gjuajtën kundër Holandës në penallti, të njëjtët gjuajtën edhe kundër Francës. Argjentina kur ka dalë me penallti, thuajse i ka fituar të gjitha. Portieri i Argjentinës në nuhatjen e penalltive? Ai rrezik luan dhe ping-pong, me ato reflekse që ka ai, është e pamundur. Vetëm një person që luan ping-pong ka reflekse të tilla.

Mesi? E thashë dje, francezët nuk kanë ikur nga stadiumi, nuk i janë fikur dritat se po kërkojnë çelësin e fitores (Mesin). Mesi është drejt rrugës së Olimpit, në fronin që i takon. Veshja e mantelit ishte qershia mbi tortë, tregoi se është i ndryshëm nga të tjerët, që ka tjetër stof. Mu kujtua Gjermani-Argjentinë e vitit 1986, nga 2-0 për Argjentinën, barazuan 2-2 dhe në fund fituan argjentinasit 3-2. Nga 1978 e këtej, mesa mbaj mend unë, kjo ishte finalja më e bukur e një Botërori. Të kesh Mesin në ekip, e nis ndeshjen 1-0. Por mos të harrojmë Mbapen që po thyen të gjithë rekordet, shpresojmë se ky do të eci në rrugën e Mesit. Ne themi: “Kemi jetuar në kohën e Mesit”, tha Sorra. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online