“Për Mesin thonin se nuk ka gjak“, ish-portieri i Kombëtares flet nga Argjentina: Këtu janë si ne, flasin të gjithë kundër kur je në aktivitet

Halim Mersini ka dhënë një intervistë për emisionin “Botërori Katar 2022“ në “Ora TV“ nëpërmjet një lidhjeje të drejtpërdrejtë nga Argjentina. Ish-portieri i ekipit kombëtar ka dhënë edhe përshtypjet e popullit argjentinas në lidhje me debatin Mesi-Maradona. Mersini është shprehur se argjentinasit janë të ngjashëm me shqiptarët, pasi të vlerësojnë pasi lë karrierën.

“Mesi apo Maradona? Maradona. Kam 25 vite në Argjentinë. Këtu argjentinasit janë si puna jonë. Kur je në aktivitet të gjithë flasin kundër. Maradona kishte probleme jashtë futbollit. Maradona u ngrit shumë pas vde.kjes, megjithatë të gjithë e kanë dashur. Për Mesin, që ka humbur dy finale, të gjithë thonin që e ka gjoksin e ftohtë, ose siç i themi ne nuk ka gjak. Por kur dha dorëheqjen nga Kombëtarja filluan ta donin”, ka thënë Halim Mersini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online