“Mentaliteti im si në Spanjë”, Myrto Uzuni mbetet i mahnitur: 4 ditë në shtëpi dhe nisa vrapimin çdo mëngjes

Myrto Uzuni vazhdon të punojë në çdo minutë të vetme që të mbajë nivelin ku ndodhet dhe njëkohësisht për të mbërritur në pikën më të lartë. Madje edhe në ditët e pushimit që i ofrohen nga klubi, sulmuesi shqiptar kërkon më tepër nga vetja duke mos u qetësuar për të qëndruar vetëm përpara televizorit dhe për të harxhuar kohën më kot. Kur ishin pushimet e dimrit dhe Uzuni gjendej në Shqipëri, vetëm pas 4 ditësh nisi sërish që t’i kthehej vrapimit.

Një dashuri e hershme mbetet Spanja, atje ku dëshira mbetet e madhe që një ditë të jetë pjesë e La Liga-s. Uzuni është aktualisht në këtë shtet europian, por me fanellën e Ferencvarosh pasi po përgatiten në këtë vend. Në një intervistë për “Nemzetispor”, sulmuesi shqiptar tregon edhe përshtypjen e parë.

“Qëndrova vetëm katër ditë pushim? Nuk mund të qëndroja më shumë. Pasi mbaroi kampionati kam shkuar në Shqipëri tek prindërit dhe vëllai im. Kam qëndruar 10 ditë në shtëpi. Ishte shumë bukur që të bëheshim bashkë prapë, por në ditën e katërt duhej të lëvizja sërish. Top nuk kam më në shtëpi, por kisha këpucët e vrapimit. Vishesha në mëngjes dhe nisja të vrapoja në çdo ditë. Pushimet e dimrit nuk janë të gjatë, vetëm dy javë për t’u qetësuar.

Nuk kisha nevojë që të qetësohesha në aspektin fizik, por mendërisht. Karikimi ishte perfekt pasi vizitova familjen time, shokët e mi dhe erdha përpara në Budapest që të përgatitesha. Nëse nuk luaj futboll, nuk ndihem mirë me veten. Shokët e ekipit e dinë shumë mirë se ky është mentaliteti im dhe nuk dorëzohem kurrë.

Vendi i preferuar? Spanja! Mentaliteti i njerëzve këtu është shumë afër me mentalitetin tim. Më ka tërhequr gjithmonë dhe futbolli spanjoll. I ndjek kampionatet në televizion dhe janë ndeshje të mëdha. Tani jam këtu dhe mund ta shoh sesa vend i madh që është. Vendi më perfekt për t’u përgatitur, hotelet kanë gjithë kushtet e nevojshme dhe ushqimi shumë i shijshëm. Këtu është vendi i mirë për t’u karikuar me energji”, u shpreh Uzuni. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online