Nga Xhevdet Zekaj/ Lazër Matija, njeriu më “katolik se Papa” për Vllazninë e tij

Nga Pr.Dr. Xhevdet Zekaj

Lazër Matija rrëfehet për incidentin me gjyqtaren armene në Champions, me të cilin së fundi u munduan ta njollosin për zgjedhjet e Shoqatës Rajonale Shkodrane të Futbollit, ku ai u zgjodh drejtues. Presidenti i Vllaznisë për femra tregon hap pas hapi çfarë ndodhi 9 vite më parë:

“Bëhet fjalë për vitin 2013, kur ne ishim kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Luanim në Letoni, kishim në grup kampionet e Ishujve Faroe, Qipros dhe Lituanisë. Përfaqësues i skuadrës së Qipros ishte shoku i Fadil Vokrrit, ish-futbollisti serb Aleksandar ?or?evi?. Ne fituam dy ndeshje në grup. Vajza e presidentit të skuadrës së Letonisë i thotë ?or?evi? se ne e kemi të sigurt fitoren me Shqipërinë, sepse ka folur babi me arbitret. Unë e dëgjova këtë gjë dhe u revoltova. Kur dal jashtë gjej delegaten e UEFA-s, një bjelloruse, të cilës i them se kështu kam dëgjuar një bisedë. Ajo më siguroi se arbitrja do të jetë nën vëzhgimin tonë se si do të gjykojë.

Të nesërmen takoj arbitren me presidentin e skuadrës së Lituanisë. I drejtohem kolegut tim pse kërkon t’i manipulosh arbitret, pse kërkon të fitosh në tavolinë e jo në fushë. Pra, po përgatitej ndihma për kualifikim të kampiones së Lituanisë mes arbitres armene, delegates bjelloruse dhe mikpritësve të turneut, që filisnin rusish me njëri-tjetrin. I paralajmërova, duke iu thënë se nuk do t’ju lejoj ta zbatoni këtë skenar. Në fakt, si në asnjë vend tjetër të botës, arbitrja hyri në dhomën tonë të zhveshjes para ndeshjes dhe i kontrolloi vajzat për varëse, rruaza e gjithçka kishin në trup. Bëri një presion të hapur, iu tha do t’ju ndëshkoj që këtu në dhomat e zhveshjes me kartonë të verdhë. Në fund i drejtohet portieres sonë, lojtare e huaj, që kishte ardhur nga Greqia: Nëse ti do ta vonosh lojën, do ta mbash topin më shumë se 3 sekonda në këmbë, do të të ndëshkoj me karton të verdhë, do të përjashtoj edhe nga loja.

Në minutën e 20-të i jep të verdhë një lojtares sonë për një faull që nuk ekzistonte absolutisht. Pra, filloi të vinte në jetë skenarin që përmenda më lart. U irritova  dhe hyra në fushë për t’i kërkuar llogari. Po, edhe e kam shtyrë, edhe e kam pështyrë, sepse po na bënte një padrejtësi të madhe në gjykim. Unë do të bëja të njëjtën gjë po të përballesha me të njëjtin gjykim skandaloz, me një skenar ndihme për vendësit, që e kisha paralajmëruar edhe te delegatja e UEFA-s. Ma kishte treguar këtë skenar Aleksandar ?or?evi?.

Unë nuk e di si ka gazetarë që kujtohen për një episod të tillë 9 vite më pas, në emër të luftës kundër FSHF-së bëhen me sllavët, duke hedhur baltë mbi mua. Dhe për çfarë? Se mbrojta skuadrën e Vllaznisë, përfaqësuesen e Shqipërisë në atë kompeticion, investimet e mia financiare? Nuk e duan Shqipërinë dhe Vllazninë time aq sa e donte një serb, Aleksandar ?or?evi??

Nuk e di, edhe motrën t’ia kisha pështyrë gazetarit, nuk do të duronte dot 9 vite për të marrë hak, jo më për një arbitre të huaj që na masakroi, na eliminoi. Mos harroni se kam harxhuar milionat e mia, fitimet e bizneseve të mia për Vllazninë e Shkodrës. Normale se jam mësuar me të tilla sulme të ulëta. Kështu ia kanë bërë gjyshit tim serbët, austro-hungarezët prindërve të mi, ashtu si sistemi komunist me Enver Hoxhën. Edhe unë po sulmohen tani për faktin që jam i djathtë, që nuk heq dorë nga bindjet e mia.

O njerëz, nuk e meriton njollosjen presidenti i femrave të Vllaznisë, as thikën pas shpine nga gazetarë që e bëjnë të bardhën të zezë dhe anasjelltas vetëm se duhet luftuar FSHF. Kthejeni pak thikën edhe nga vetja juaj. Po japim lekët tona more për të mbajtur gjallë futbollin, dhe juve pas 9 vitesh kërkoni të na kryqëzoni. Unë jam idealist. Vllazninë e kam të parën, madje kam harruar për të edhe familjen. Kam neglizhuar familjen në kohë dhe para për të mirën e ngjyrave kuqeblu. Shkodra e di mirë këtë gjë.

Mjaft me keqpërdorje të ngjarjeve, mjaft me shpifje ordinere. Zgjedhjet në Shkodër kanë qenë model dhe humbësi mua më falenderoi. Unë nuk mund të bëhem pis në këtë moshë. As gazeta nuk mund të më bëjë pis me të pavërteta. Unë kudo që udhëtoj me ekipin mbaj me vete flamurin shqiptar dhe atë të Vllaznisë, nuk lejoj askënd që t’i njollosë apo nëpërkëmbë me qëllim. Këtë gjë e kam bërë dhe do ta bëj gjithe jetën.

Këto që merren me këto presione shkelin mbi çdo gjë. Ato për të arritur qëllimin e tyre, pra pushtimin e të vetmit ishull nën kontrollin e vet, nuk pyesin për komb as për familje. Vllaznia e futbollit të femrave ka 9 vite që luan në Cchampions League, që nga viti 2013. Gjatë kësaj periudhe ekipi ka pësuar rritje shumë të mëdha nga viti në vit, duke qenë superior ndaj shumë ekipeve kampione nga Bosnja, Moldavia, Mali i Zi, Qipro, Malta, Irlanda, Lituania, Turqia Hungaria etj. Kurse në 3 vitet e fundit, ekipi i Vllaznisë ka arritur rezultate historike, duke u kualifikuar ndër 32 më të mirët e Europës. Ka sjellë në Shqipëri ekipe të nivelit shumë të lartë të futbollit europian, siç ishte edhe rasti i këtij viti me Juventusin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online