Kur Xhevahir Sukaj firmosi në janar për Vllazninë, premtoi impenjim maksimal, formë të plotë dhe gola. Të gjitha i realizoi, sepse në Shkodër luajti 18 ndeshje në formacion, shoqëruar me 8 gola, por në fund nuk mjaftuan, sepse Vllaznia ra bujshëm nga Kategoria Superiore.
Tani sulmuesi 30-vjeçar pak nga pak po lë pas atë zhgënjim, ndër më të mëdhenjtë në karrierë, ndërsa nis të shohë edhe nga e ardhmja. Në dekadën e fundit karriera e tij është ndarë mes Vllaznisë, Partizanit dhe Azisë, atje ku ende e kujtojnë me shumë respekt, ndaj Sukaj nuk e përjashton rikthimin, në një prononcim për Sport Ekspres.
“Jam ende në pritje, vendos për 10 ditë. Realisht, synoj që të lëviz jashtë vendit”, shprehet shkodrani, i cili nuk e harron kaq lehtë Vllazninë.
“Për Vllazninë jam në pritje se çfarë do të behet. Kam disa kontakte me klube shqiptare, por kam ende disa gjëra për të zgjidhur dhe siç e thashë, preferoj të luaj jashtë”.