Armando Cungu u thërrit në vend të Pakultit për t’i dhënë Kukësit kualifikimin në turin e dytë të Champions League, pas barazimit 0-0 në sfidën e luajtur në Shqipëri, një javë më parë, në “Loro Boriçi”. Dhe, për pak, hijet e eliminimit erdhën kur Valeta do të shënonte një gol, në një ndeshje të dominuar nga maltezët. Por, goli i barazimit nga Dzaria ka sjellë edhe kualifikimin, duke rindezur motorët e verilindorëve dhe duke rifilluar aventurën e trajnerit shkodran, që pesë vjet më parë do të përfundonte ciklin e tij “kuksian” në Trabzon, me humbjen 3-1 në playoff të Europa League, më 29 gusht të vitit 2013…
Dy humbje ndaj Trabzonsporit që nuk sollën shkarkimin, sigurisht, pasi ai erdhi në sfidën Kukësi-Partizani, luajtur në Krujë dhe humbur 0-1. Por, ajo është një tjetër histori.
Cungu rinis gjithçka me verilindorët dhe tani, sigurisht, do t’i jepet më shumë kohë. Detyrën e parë e kreu me sukses…