Një tur të ndryshon “jetën”; Kukësi “milioner”, ja sa përfitojnë verilindorët!

Kukësi ka marrë një kualifikim shumë të vuajtur sot me Valetën, teksa i është falur Irakli Dazrias, i cili barazoi ndeshjen vetëm 6 minuta para kohës së rregullt. Gëzojnë kuksianët që vijojnë rrugët në Champions, por në anën tjetër mbushen arkat e klubit. plot 1.2 milion euro ka përfituar Kukësi nga ky kualifikim.

Pjesëmarrja në raundin e parë vlen 280 mijë euro, ndërsa kalimi në turin e dytë sjell dhe 380 mijë euro të tjera. Edhe nëse aventura e Kukësit ndalet këtu në Champions do të marrë dhe 280 mijë Euro të tjera, për kalimin në raundin e tretë të Europa League-s. Edhe nëse më pas nënkampionët nuk e kalojnë as këtë raund marrin dhe 260 mijë euro të tjera, pra në total një shifër prej 1.2 milion euro.

Kualifikimi ishte më shumë se detyrim ndaj Valetës, megjithatë duhet përmendur se Kukësi bëri shumë pak për ta arritur dhe duhet t’i falet Irakli Dzarias. Kualifikimi është historik për Kukësin, pasi për të parën herë kalon një tur në Ligën e Kampioneve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online