Nga Starova te Shkëmbi/ Në Kosovë plas keq: Vijnë të mësojnë dhe na shesin mend këtu, luajmë futboll edhe ne

Kosova është “toka e premtuar” sa i përket futbollistëve dhe trajnerëve shqiptarë, për shkakun se disa ekipe kanë financa më të shëndosha sesa në Superiore. Të shumtë kanë qenë trajnerët që kanë drejtuar ekipe shqiptare në Kosovë për ta nisur me Starovën, Maganin, Duron, Mezanin, Josën, Devollin dhe Shkëmbin.

Por jo gjithmonë këta teknikë priten krahëhapur, ndërsa “Periskopi” ka ngritur një çështje për aftësinë e trajnerëve që vijnë nga Shqipëria, teksa asnjëri prej tyre nuk ka mundur që të dalë kampion. Arsim Prepolli ka goditur më ashpër duke u shprehur se këta trajnerë vijnë për të shitur mend, por harrojnë që edhe në Kosovë luhet futboll.

”Për trajnerë te Shqipërisë apo të huaj tregojnë rezultatet, por unë mendoj që këtu më shumë po luhet një loje diplomatike dhe një lloj komunikimi që po i bindin aq lehtë kryetarët e klubeve. Nuk jam kundër askujt, janë të mirëseardhur të gjithë, por jo me mësu zanatin te ne e me na shitë mend se edhe ne kemi luajtur futboll, po këtu nuk i fajësoj trajnerët por udhëheqësit e klubeve. Kemi rastin edhe të ligës së parë që na vijnë disa trajnerë anonim”, ka thënë Prepolli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *