I kishte këpucët e kuqe, Goldi Halili kthen përgjigje: Këpucët shkelen dhe buzët hahen ndonjëherë…

Goldi Halili ishte e ftuar në emisionin “Pressing” që transmetohet në “ABC News”. Teksa ishte duke folur për Tiranën dhe gjendjen e bardhebluve, Çarçani e ka provokuar disi për krahun tjetër të kryeqytetit. Halili ka thënë edhe një batutë, teksa në derbi ishte nën ngjyrën e kuqe, duke nisur nga këpucët. Por përgjigja që ka dhënë ndez disi edhe provokim për kundërshtarët pasi këpucët mund të shkelen ndonjëherë.

“Bashkëshorti me Partizanin? Nuk e kuptoj… Thonë që njeriu, nuk fyhem aspak, nuk e di si do të reagojë në situata të ndryshme. Rrethet që unë frekuentoj rrethohen nga uragane bardheblu. Edhe nëse nuk do ishte tifoz i Tiranës, me injektimet tona do e kthejmë bardheblu, edhe pse nuk do doja të ndryshoja asgjë nga personi që do të kem në krah

Para derbit kisha veshur këpucë të kuqe dhe kisha lyer buzët me të kuqe, që nuk më shkojnë. Më pyetën dhe shpresoj të mos ma marrin për kunj, por thjesht si diçka gazmore, u thashë se këpucët shkelen dhe buzët edhe hahen ndonjëherë…”, u shpreh Halili. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online