Një “vetëtimë” në krah, tjetër talent premtues për Shqipërinë

Nga Endri Çinari

Vitet e fundit prurjet më të mëdha në kombëtaren shqiptare si atë të madhe, apo edhe në ato të moshave kanë qenë nga kampionatet e huaja. Kuqezinjtë po “korrin” rritjen e emigrantëve jashtë vendit dhe po i implementojnë në kombëtare. Cilësia dhe elementët e talentuar nuk kanë munguar në këto vite dhe përjashtim nuk bën as Armand Musai.

Djaloshi i ri është i ditëlindjes 16.10.2004. Pra vetëm 16 vjeç, por duket se po bën hapat e duhur në futboll dhe e ardhmja mund të paraqitet shumë e ndritur për të. I rritur mes futbollit gjerman, belg dhe atij hollandez, mund të themi se futbollisti me origjinë nga Durrësi ka lënë gjurmë në të gjitha ekipet ku ka luajtur.

Karrierën për momentin po e zhvillon në Leverkusen te ekipi i Borussia Lindenthal. Por më parë ka qenë pjesë edhe e skuadrave si Excelsior Essen në Belgjikë, RBC dhe Unitas në Hollandë. Patjetër që talenti i Musait nuk i ka shpëtuar trajnerëve dhe drejtuesve të FSHF, ku ai ka qenë pjesë e vazhdueshme e ekipeve kombëtare U-15 të drejtuar nga ish-trajneri i kësaj grupmoshe, Eqerem Memushi dhe aktualisht pjesë e kombëtares U-17 të drejtuar nga Elvin Beqiri.

Musai është një lojtar polivalent ku luan në gjithë pozicionet e krahut të djathtë duke filluar nga mbrojtës krahu e deri tek roli i sulmuesit të krahut. Idhulli i djaloshit durrsak është Neymar dhe teknika e shpejtësia janë ato që karakterizojnë 16-vjeçarin. Rruga për tu bërë një lojtar i madh për Musain është e gjatë, por nga ajo çfarë shihet me siguri për të do dëgjojmë shumë shpejt në të ardhmen.

Dëshira për të përfaqësuar Shqipërinë dhe talenti nuk i mungojnë. Le të shpresojmë që ai të jetë talenti i rradhës i ardhur nga jashtë vendit për të cilin të ndihemi krenar dhe të veshë sa më shpejt fanellën e kombëtares së parë kuqezi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online