Nga Shqipëria shkohet menjëherë në Kosovë, dy palë zgjedhje për president në vetëm pak kohë

Zgjedhjet për kreun e ri të FSHF janë shtyrë për në datën 15 mars. Ky është vendimi që është marrë në ditën e sotme në punimet e Asamblesë. Ndërkohë, nga krahu tjetër zgjedhje të afërta janë edhe ato në Kosovë.

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës vendosi që zgjedhjet të mbahen në datën 6 prill, nëpërmjet njoftimit që është publikuar në faqen zyrtare. “Komiteti Ekzekutiv i FFK-së nën drejtimin e presidentit Agim Ademi e ka mbajtur sot mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje KE vendosi që në bazë të statutit dhe rregullores të shpallë zgjedhjet për president.

Me këtë rast u vendos që Kuvendi i Rregullt Zgjedhor për president të FFK-së të mbahet më 6 prill, ditë e mërkurë. Delegatët do të njoftohen në ditët në vazhdim për orën dhe vendin e mbajtjes së Kuvendit”, thuhet në njoftim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online