Nga Sheshi Skënderbej te Pedonalja, ja axhenda e aktiviteteve të ndryshme në Tiranë në ditët e finales

Kur kanë mbetur vetëm 14 ditë nga finalja e madhe e UEFA Conference League që do të zhvillohet në vendin tonë, e gjithë vëmendja e opinionit europian e botëror është kthyer nga Tirana. Stadiumi “Air Albania” do të presë për herë të parë një finale europiane, teksa i gjithë qyteti është vënë tashmë në dispozicion të kësaj ndeshje historike, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vetë UEFA-n, pasi kjo është hera e parë që ky kompeticion zhvillohet. Në një intervistë për emisionin SOT në Euronews Albania, drejtori i Marketingut në FSHF, Gazmend Malo flet për rrugëtimin e gjatë të FSHF-së për të organizuar një event të tillë.

“Ka qenë një lobim i gjatë ndër vite. Ka filluar me idenë e të mësuarit të praktikave për të aplikuar teknikisht për këtë gjë. Për një event të tillë, duhen garantuar shumë gjëra të cilat në radhë të parë nuk varen vetëm nga ty. Është një sistem shumë i gjerë, që do të thotë se stadiumi është vetëm maja e ajsbergut që ne lexojmë për një aktivitet sportiv, por duhet shqyrtuar edhe pjesa tjetër si aeroporti, tranporti, hoteleritë etj. Në Tiranë do të vijnë dy ekipe të mëdha europiane, ka rreth 3 muaj që flitet në mënyrë intensive dhe logo “Tirana 2022” është në mbarë botën, duke iu bërë një PR unik kryeqytetit, me kosto zero. “Beteja” burokratike me dosjet që duheshin dorëzuar ka qenë shumë e gjatë. Edhe FSHF nuk e ka pasur të lehtë. Por duhet falenderuar edhe Presidenti Duka, i cili duke qenë anëtar i Komitetit Ekzekutiv në UEFA ka një peshë fjale që e ka shfrytëzuar – thotë Malo ndërsa flet edhe për ndryshimet që po pëson stadiumi “Air Albania” si dhe aeroportin që pritet të presë më 24 dhe 25 maj rreth 90.000 tifozë nga Italia e Holanda.

“Vetë stadiumi që është pika kryesore po bëhen 4-5 ndryshime të mëdha vetëm për ta mundësuar këtë aktivitet. Së pari, është zgjeruar tribuna e medias, pasi vetë eventi kërkon një numër të madh mediash. Në tribunat e miqve do të reduktohet numri i tifozëve për shkak të studiove televizive për këtë event. Do të shtohen dy ekrane gjigande në stadium si dhe do të krijohen dy shkallë në tribunën kryesore për të zbritur në fushë. Sa i përket aeroportit, është dhënë një garanci e pakushtëzuar për të përballuar fluksin e asaj dite, pasi do të ketë një numër të madh fluturimesh” – vijon ai për Euronews.

I gjithë ky event kaq madhështor duhet organizuar në detaje dhe Gazmend Malo zbulon të gjithë aktivitetet që do të organizohen në kryeqytet, që nga brandimi i qytetit, tek ardhja e trofeut dhe mbrëmja gala që do të zhvillohet te Teatri i Operas dhe Baletit si dhe pikat e takimit të tifozëve “Organizimi i eventit është i detajuar, që nga brandimi dhe zbukurimi i qytetit duke nisur nga aeroporti. Pra, në ato data, çdokush që do të vijë në Shqipëri do ta kuptojë që këtu jemi në vendin e kësaj finaleje të madhe, me brandimin dhe logon e këtij kompeticioni, me sponsorët e UEFA-s etj. Rruga kryesore e hyrjes në Tiranë që është Rruga e Durrësit do të ketë sinjalistika për ekipet ku do të shkojnë dhe orientimet e rastit. Sheshi “Skënderbej” do të ketë një organizim të veçantë, i quajtur “Fan Fest”, dhe ku të gjithë njerëzit mund të hyjnë dhe ku do të ketë lojëra futbolli për të gjithë. Futbolli do të jetë “tema e ditës” për të gjithë. Do të vijë trofeu i vërtetë, i ruajtur me security maksimal dhe të gjithë njerëzit mund të vijnë të bëjnë foto, por nuk mund ta prekin. Bulevardi do të bëhet jeshil dhe nga ana vizive do të perceptohet që ky është kryeqyteti ku ky event i madh do të mbahet. Përveç sheshit “Skënderbej” ka edhe dy pika ku do të organizohen dy tifozeritë e klubeve që do të vijnë në Tiranë, të quajtura “Fan Meeting Point”. Secila tifozeri ka grupimet e veta dhe është menduar edhe se si do të drejtohen për të shkuar në pikat e tyre të takimit, përmes ekraneve, tabelave drejtuese. Një pikë do të jetë te Pedonalja në Tiranë, ndërsa pika tjetër e takimit do të jetë te diga e liqenit. Janë dy pika të afërta me stadiumin. Do të ketë darkë gala sa i përket protokollit zyrtar të ndeshjes. Kjo darkë do të zhvillohet në Teatrin e Operas dhe Baletit, në një lloj skenografie të rrallë që nuk është bërë kurrë në Shqipëri. Darka do të zhvillohet në skenë, ku do të jenë drejtuesit më të lartë të UEFA-s dhe Federatës, kryeministri, kryetari i Bashkisë etj. Përveç protokollit që përfshin shkëmbimin e dhuratave, do të ketë edhe një shfaqje të përgatitur për miqtë” – tregon Malo për Euron

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online