“City është i traumatizuar”, Evra sulmon Guardiolën: Nuk stërvit dot lojtarë me personalitet, nuk do lider në ekip

Patrice Evra ka analizuar situatën e Manchester City-t, si dhe ka sulmuar trajneri Guardiola. Ish-mbrojtësi francez shprehet se kreu i pankinës së “qytetarëve” nuk stërvit dot lojtarë me personalitet. Për këtë arsye nuk dëshiron liderë në skuadër.

“Manchester City ka nevojë për lider, por Guardiola nuk dëshiron lider. Ai nuk do personalitet. Ai është lideri. Ata nuk kanë askënd në fushë për t’i ndihmuar. Guardiola nuk stërvit dot njerëz me personalitet. Ai e bëri atë në Barcelonë, por ai ndërton ekipin e tij për të kontrolluar të gjithë. Kur gjërat shkojnë keq, ai gjithmonë vendos.

City ka bërë një gabim, është e vërtetë. Ata janë të traumatizuar. Më kujtojnë PSG-në. Janë klube të bazuara në para. Një lojtar zgjedh të shkojë në Manchester City vetëm sepse ju ofron më shumë”, është shprehur Patrice Evra./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online