Nga sezoni i ardhshëm Kupave të Europës i shtohet një ekip shqiptar, Kosova do të përfaqësohet me 4 skuadra

0

Një lajm i mirë ka ardhur për kampionatin e Kosovës, por edhe për futbollin shqiptar. Nga sezoni i ardhshëm Kupave të Europës do i shtohet edhe një tjetër ekip shqiptar. Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka ndarë me të gjithë sportdashësit lajmin se Kosova do të përfaqësohet me 4 skuadra në Europë, një më shumë se numri aktual.

“Të dashur miq, Dua të ndaj me ju një lajm jashtëzakonisht të mirë për futbollin e Kosovës. Që nga edicioni 2022/2023 Kosova do të përfaqësohet në Evropë me 4 skuadra. Pra, edicioni i ri i garave në futbollin kosovar do të dërgojë në garat evropiane kampionin, nënkampionin, skuadrën e pozitës së tretë në renditjen e Superligës si dhe fituesin e Kupës së Kosovës. Ky është një lajm shumë i mirë për futbollin tonë, e për të cilin jemi angazhuar shumë me kërkesa të vazhdueshme në UEFA.

Duke pasur parasysh se Superliga është me 10 ekipe, nëse e llogarisim me përqindje i bie që 40% kampionatit tonë do të jetë në garat evropiane dhe kjo s’do mend se është arritje e madhe. Me këtë rast përveq punës tonë si federatë, dua t’i falënderoj shumë edhe organet e UEFA-s që na mirëkuptuan në kërkesën tonë, por më së shumti i falënderoj klubet tona, të cilat këtë vit kanë performuar dhe po performojnë jashtëzakonisht mirë, pasiqë koeficienti fitohet nga performanca e tyre.

Prandaj, në këtë ditë të rëndësishme për futbollin e Kosovës i uroj klubet e Superligës, ngase pjesëmarrja e katër ekipeve në Evropë nënkupton edhe rritje të ekonomisë në Kosovë, më shumë kualitet në futboll dhe pa dyshim edhe ngritje të organizimit të klubeve. Urime e na priftë e mbara“, njofton Agim Ademi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.