“E zgjodhëm stadiumin vetëm për ju”, AEL Limasol do ndihmën e tifozëve: Bëni detyrën për prezencë masive ndaj Vllaznisë

Vllaznia luan nesër një ndeshje mjaft të rëndësishme kundër AEL Limasolit. Këta të fundit shihen si favoritë në letër, por janë të vetëdijshëm se kjo nuk mjafton për të siguruar kualifikimin. Qipriotët kanë nevojë për lojtarin e 12 për të mposhtur Vllazninë, për këtë arsye i bëjnë thirrje tifozëve përmes faqes zyrtare që të jenë masivisht prezent në stadium për t’i dhënë forcë futbollistëve kundër shkodranëve.

“Shitjet e parakoshmë të sotme kanë përfunduar. Administrata që në momentin e parë zgjodhi stadiumin Tsirio (pavarësisht nga fatkeqësia me kohën fillestare) për një dhe të vetmen arsye, të cilën e theksuam në të gjitha njoftimet tona. Arsyeja ishte shumë e thjeshtë. Ne donim t’u jepnim mundësinë mijëra ALISTIS që të ishin në gjendje të shohin ekipin tonë nga tribunat pas shumë muajsh dhe t’i japin forcë për t’u kualifikuar.

Po presim nesër në tribunat e Tsireio Stadium për shumë më tepër sesa shitjet që patëm sot. Ne i bëjmë thirrje popullit tonë që të bëjë detyrën e tij dhe të jetë masivisht prezent në ndeshjen e nesërme! Së bashku, administrata – njerëz dhe ekip, le të shkojmë, ne do të sjellim kualifikimin“, shkruan klubi i AEL Limasolit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online