“Kjo është çmenduri”! Armando Broja flet për faqen e Chelsea-t: Më ndihmon Abraham, janë lojtarët që fituan Champions League

Armando Broja ndodhet në Dublin duke u përgatitur me ekipin e parë të Chelsea-t. Sulmuesi shqiptar ka mundësinë për të qenë pjesë e skuadrës kampione të Europës në sezonin e ardhshëm. Goli i parë erdhi në ndeshjen kundër Peterbourg, duke i dhënë më shumë besim futbollistit për vazhdimësinë te Chelsea. Në intervistën e fundit që ka dhënë për faqen zyrtare të klubit, Broja u shpreh:

“Kam qenë pjesë e Chelsea më herët, është klubi i ëndërrave të mia. Kam kaluar gjithë akademinë dhe prandaj e kuptoj skuadrën. Kam pasur lidhje të ngushtë me Chelsea që kur isha fëmijë. Isha tifoz dhe ndiqja të gjitha ndeshjet e klubit. Mezi po pres për ndeshjet e para me ekipin. Jam shumë i lumtur për golin ndaj Peterbourgh, ishte bukur ta nisje në këtë mënyrë. Si sulmues i ri më duhet besimi. Isha me fat që luajta 45 minuta, dhashë asist dhe shënova. Është çmenduri. Nuk e mendoja më herët se do mbërrija në këtë pikë. Po mësoj nga lojtarët më të mirë në botë.

Jam rreth futbollistëve që janë shpallur kampion në Champions League dhe po mësoj prej tyre. Është si familje e madhe. Më herët ishte Giroud, tani u largua. Tani kemi Abraham që ka kaluar si mua nga akademia dhe më këshillon gjithë kohën se çfarê duhet të bëjë dhe se çfarë jo. Abraham êshtë model i mirë. Po mësoj shumë sepse nê skuadêr ka lojtarë fitues të Champions League”, tha Broja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online