Nga Seria A te Kombëtarja/ Kartoni i tij njeh vetëm rritje, Nedim Bajrami është “xhevahiri” i Empolit

Nedim Bajrami është padyshim një lojtarët kyç të ekipit të Empolit, të cilët shpesh herë kanë përfituar nga golat dhe asistet e tij. Pas suksesit vitin e shkuar duke fituar Serinë B, fantazisti shqiptar preku për herë të parë elitën e futbollit italian, ku ka treguar që në javët e para aftësitë e tij.

Paraqitjet e tij kanë sjellë edhe ftesën e shumë pritur të Kombëtares, ku menjëherë në ndeshjen e parë tregoi sa shumë mund ti japë kuqezinjve në fushë. Forma e tij e mirë së bashku me cilësitë që zotëron e kanë kthyer Bajramin në “xhevahirin” e Empolit.

Kartoni i tij njeh vetëm rritje dhe nga 500 mijë euro që skuadra italiane pagoi dy vite më parë për ta bërë pjesë të organikës, tani mund të përfitojë plot 6 milionë euro nga kartoni i tij. Interesimi për lojtarin shqiptar është i lartë, ku nuk mungojnë pëlqimet nga klube të tjera të Serie A./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online