“Mëkat ta braktisësh“, ish-portieri i Lacios bën thirrje për Strakoshën: Është kapitali i klubit, duhet mbrojtur

Tomas Strakosha gjendet në një periudhë të vështirë te Lacio. Portieri shqiptar duket se do të jetë në stol edhe këtë sezon te bardhekaltrit, ndërsa ai gabim fatal në ndeshjen me Gallatasarain ia ka ndërlikuar edhe më tepër situatën. Por ish-gardiani i Lacios, Marko Balota, shprehet në një intervistë për “Cittaceleste.it” se nuk do të hiqte dorë nga lojtar që mund ti sjellë të ardhura klubit. Sipas tij Strakoshës duhet ti besohet më tepër nga Sarri për ta bindur për rinovimin.

“U bë një zgjedhje, titullari është Reina. Sipas mendimit tim ne duhet të mbrojmë kapitalin e klubit, që është Strakosha. Kontrata skadon dhe edhe nëse ai dëshiron të largohet ai mund të sjellë të ardhura në kompani. Unë do të provoja përsëri, braktisja e tij është mëkat, por atij duhet t’i besohet.

Kam përjetuar diçka të tillë me Musleran… nuk kisha pse të luaja por ai nuk shkoi mirë, kështu që unë luajta për disa ndeshje dhe Muslera u përpoq përsëri dhe ai gaboi sërish në fund të kampionatit. Vitin tjetër, megjithatë, Muslera bëri mirë dhe sot ai ende po luan. Unë nuk do të humbisja një kapital të klubit”, ka thënë Marko Balota./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online